Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin per renditjen e partive politike ne fleten e votimit per zgjedhjet e 25 qershorit. E para ne renditje do te jete Levizja Socialiste per Integrim, e ndjekur e dyta nga Partia Socialiste. Partia Demokratike do te jete e gjashta ne renditje dhe para saj, numri pese do te jete Partia Republikane.
Lulzim Basha dhe ekipi i tij hapen fushaten ne Qarkun e Lezhes. Lideri i Republikes se Re tha se me 25 Qershor shqiptaret do votojne per nje ekonomi te forte per te pasur nje shtet te forte. Basha kerkoi voten per te qeverisur vendin jo me palma e pllaka por me ulje taksash e vende te reja pune.
Lista e kandidateve per deputete te Partise Demokratike ishte gjithe surpriza. Ne parlamentin e ardhshem nuk do te jene me shumica e themeluesve, ish drejtuesve te larte te Partise Demokratike dhe bashkepuntoreve te afert te Sali Berishes, si Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Imami, Astrit Patozi, Eduard selami dhe Majlinda Bregu.
Levizja Socialiste per Integrim prezantoi sot Programin Elektoral per zgjedhjet e 25 qershorit. Te pranishem ne kete aktivitet ishte Kryetari i LSI-se, z. Petrit Vasili, Zv.Kryetarja e LSI-se, znj. Monika Kryemadhi, kandidate per deputete si edhe drejtuesit e komisioneve te ngritura prane KDK-se se LSI-se. Ne fjalen e mbajtur ne kete aktivitet, z. Petrit Vasili i beri nje prezantim te zgjeruar te fushave ku bazohet programi ekonomik i LSI-se.
Partia Socialiste ka publikuar manifestin politik, qe shtron piketat e programit qeverises per kater vitet e ardhshme. Ne pjesen e pare, dokumenti prej 33 faqesh permbledh arritjet e qeverise gjate kater viteve te shkuara, ndersa ne gjysmen e dyte ai liston zotimet kryesore dhe vizionin socialist se si do te jete shqiperia e vitit 2021.