Takimi prej me teper se tre oresh, koke me koke, mes Kryeministrit Rama dhe kreut te opozites, Lulzim Basha, duket se ka sjelle zgjidhjen e krizes politike ne vend. Te dy lideret dolen bashke nga takimi, dhe pranuan se ka nje marreveshje, e cila do te detajohet dhe do te behet publike ne oret e ardhshme.
E sotmja ishte nje dite e “ngrire” politike ne Tirane. Nuk ka negociata, por vetem ndermjetesim i Lu ne pritje te pergjigjes zyrtare te kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim Bashes. Ceshtja e shtyrjes se zgjedhjeve dhe leshimet mbi te duken se kane rikthyer palet ne pozicionet e meparshme.
Gjate qendrimit ne Kosove, Presidenti i Republikes Bujar Nishani u takua edhe me kryetaret e partive opozitare, me kreun e Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, te Nismes per Kosoven, Fatmir Limaj dhe Levizjes Vetevendosje, Visar Ymeri.
Në një bashkëbisedim të zhvilluar me gazetarët, zyrtari i DASH, Brian Hoyt Yee ka deklaruar se, vetëpërjashtimi i PD nga zgjedhjet do të jetë e dëmshme për vendin. “Shtetet e Bashkuara mbështesin paketën “McAllister” dhe do të ishte në pëlqimin e saj sikur palët të gjenin një marrëveshje mbi këtë paketë”, ka thënë Yee.
Opozita ka nisur ne mesdite protesten. Kryetari Basha ishte ne krye te protestes se bashku me bashkeshorten e tij dhe dy vajzat. Nderkohe, Partia Demokratike njoftoi se rreth 2700 vullnetare do te krijojne nje perimeter sigurie rreth protestes.