Në orën 12:00 nis protesta e opozitës për Republikën e Re

0.4protesta PD 51515151

Opozita ka thirrur sot në Tiranë, më 13 maj, ora 12:00, protestën e saj më të madhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, deklaroi dje nga Sheshi i Lirisë, ku për 12 javë opozitarët protestuar pa ndalim, se sot “nis rrugëtimi i bashkimi të shpresave të çdo shqiptari kjo qëndresë do të inaugurojë Republikën e Re, nga ky shesh i bashkimit më të madh i shqiptarëve në historinë e tyre.

Nesër nis rrugëtimi i bashkimit të shpresave të çdo shqiptari dhe shqiptareje të ndershëm, i besimit të patundur në të ardhmen më të mirë që na pret, i vendimit të madh për të rrëzuar me forcën e bashkimit nga themelet republikën e vjetër të vesit, republikën e vjetër të korrupsionit, republikën e vjetër të krimit dhe drogës, republikën e vjetër të pazareve të ndyra politike, republikën e vjetër të kupolës së vjetër politike, që luajti gjithë këto vite teatrin e ndyrë, teatrin e kukullave në kurrizin e shqiptarëve dhe për të themeluar që nesër përmes forcës së bashkimit republikën e qytetarëve shqiptarë.

Nesër bashkohen në këtë shesh si kurrë më parë shqiptarët. Ky është bashkimi i madh- theksoi Basha, -  për të cilin flitet tash një javë, në çdo shtëpi, në çdo vatër kudo ku shqiptarët bisedojnë dhe mbështesin e bëhen gati të derdhen drejt këtij bashkimi ditën e shtunë, në orën 12.00 në këtë shesh të lirisë, të qëndresës dhe shpresës që po lind."

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.