space

"Qytetarët të vendosin fatin e vendit"/ Berisha jep LAJMIN: Në protestën e të hënës edhe partitë aleate

 640 0 6945424ec7012

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar ditën e sotme se në protestën e ditës së hënë, të pranishëm do të jenë dhe partitë aleate opozitare.

Berisha theksoi se është dakordësuar me forcat e tjera politike të opozitës për mobilizimin e të gjitha potencialeve në një betejë vendimtare. Gjithashtu, Berisha kërkoi angazhimin e qytetarëve, pasi sipas tyre, është radha që ta përcaktojnë vetë fati ne vendit.

“Forcat politike të opozitës, të mbledhura sot, vendosën të mobilizojnë të gjithë potencialet e tyre në një betejë vendimtare, në revolta vendimtare për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe që i ka rënë Shqipërisë mbi krye. Është një sistem pengmarrje i paimagjinueshëm. Janë të marrë peng në zinxhir.

Ndaj dhe njëherë kërkoj largimin e tij të menjëhershëm nga qeveria, qeverinë për të përgatitur zgjedhjet e reja dhe rikthimin e Shqipërisë në rrugën e ligjit dhe Kushtetutës. PD dhe opozita kërkojnë shtetin ligjor, kushtetutshmërinë e vendit në Shqipëri. Ndaj dhe iu është drejtuar qytetarëve me bindjen më të madhe se është radha e tyre për të përcaktuar me revoltën e tyre fatin e vet, të familjeve dhe të mbarë vendit.”- tha Berisha.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.