Sipas informacioneve zyrtare nga institucionet meteorologjike, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje shiu në disa qarqe të Shqipërisë, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.
Strukturat e Mbrojtjes Civile, si dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, janë vënë në gatishmëri të shtuar për marrjen e masave parandaluese dhe menaxhimin e çdo situate të mundshme emergjente.
Bashkitë në zonat me risk më të lartë janë udhëzuar të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.
Ndërkohë, prefekturat do të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe do të raportojnë në kohë reale çdo situatë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.
Këshillë për qytetarët
Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zona me risk përmbytjeje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare të institucioneve përkatëse.
ALBEST.AL do të vijojë të informojë në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.



















