Bashkia e Tiranes thote se ka nje plan ambicioz per ndertimin e nje kopshti zoologjik modern. Kalimi ne administrim te saj edhe te kopshtit botanik, do te vere ne funksionim strategjine e saj per t’i lidhur me ane te nje tuneli.
Saimir Tahiri ka vijuar me kritikat ndaj LSI-se dhe partive te tjera te vogla, duke u bere thirrje banoreve te Katundit te Ri ne kryeqytet, qe mos te votojne keto parti. “Po miqte e mi, ne qofte se ju vijne keto lloj partish e partiçkash e kandidatesh me lloj-lloj ofertash per para, per benefite, per leje shtepie, per legalizime, per bursen per djalin, per shkollen per vajzen, merrjani cfare t’ju japin, voten mos ia jepni.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denuar sulmin terrorist te ndodhur nje nate me pare ne Londer, ku humben jeten 6 qytetare dhe 40 te tjere mbeten te plagosur. Berisha ka shprehur ngushellimet per familjet e viktimave, ndersa ka pergezuar forcat policise te cilet bene te mundur eliminimin e tre terroristeve te sulmit te mbremshem.
Pasditen e se henes, Levizja Socialiste per Integrim shperndau nje leter me te cilen shprehu shqetesimin e saj per shkarkimet qe po behen nga qeveria dhe kryesisht ministrat teknike. Letra iu drejtohet institucioneve kryesore ne vend dhe trupit diplomatik ne Shqiperi.
Partia Demokratike hapI sot fushaten elektorale ne 3 bashki te tjera te tjera te vendit. Kryetari i saj Lulzim Basha ka nisur takimin e pare ne oren 10.00 ne Pogradec dhe me pas do te jete: ne 11:00 ne Maliq dhe ne 12:00, ne Devoll.