Edhe pse komisioneret Mogherini dhe Hahn u shprehen shume te qarte ne letren derguar Bashes, duket se ai nuk ka bere asnje terheqje. Lulzim Basha, kreu i PD-se do votoje një Reformë në Drejtësi sipas marrëveshjes së 22 korrikut të cilën ai thotë se e shkeli Edi Rama.
Partia socialiste ka zyrtarizuar kandidatin e saj per zgjedhjet e 7 majit në Kavajë. Ai do te jete Klodian Shehi. Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste këtë të hënë. Aktualisht Shehi është nënkryetar i kësaj bashkie.
Rilindja po bie, ka deklaruar në Kuvend kreu i LIBRA-s, Ben Blushi duke akuzuar se as opozita dhe as qeveria nuk duan të shkojnë në zgjedhje.“Unë them se zgjedhje duhet të keteë. Të gjithë ata që vonojnë zgjidhjen e kësaj krize, vetëm e shtyjnë 18 qershorin dhe vështirësojnë mbylljen e krizës. Partia LIBRA është e vendosur të hyjë në zgjedhje kurdo që zgjedhjet të mbahen dhe në këtë pikë kemi ndryshim me ju të tjerët.
Fatmir Mediu, aleat i Bashes ne opozite deklaroi se nuk do kete bojkot te zgjedhjeve por mos lejim të zgjedhjeve të manipuluara. Në krah të drejtuesve të aleancës konservatore dhe reformiste evropiane, që janë deputetët në Parlamentin Europian Jan Zahradil dhe Daniel Hannan.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,vendosi me 7 vota pro që partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, krahas listës shumëemërore të kandidatëve, të paraqesin dhe një jetëshkrim të shkurtër të secilit prej tyre.