Kandidati per kreun e PD, Eduart Selami tha ne emisionin “Dritare me Rudinen” se grupi parlamentar deri tani ka qene formal dhe nuk diskutoheshin çeshtjet. Per here te pare, Selami tha se kur te behet kryetar i PD, do te sugjeroje qe Basha te behet kryetar i grupit parlamentar.
Drejtesia, administrata dhe arsimi jane tre çeshtjet qe shqetesojne me shume shqiptare aktualisht. Gjetjet nuk kane ndale nga ndonje sondazh, por jane rezultat i pyetjes direkte se cfare duhet te permiresoje qeveria ne kater vitet e ardhshme, qe kryeministri Edi Rama ju ka drejtuar qytetareve ne Facebook-un e tij.
Monika Kryemadhi, prej se merkures, eshte kryetarja e re e Levizjes Socialiste per Integrim. Me nje votim unanim, Zonja e Pare, zuri vendin e lene vakant nga Petrit Vasili. Ne fjalen e saj perpara delegateve te Konventes se LSI-se, Kryemadhi theksoi se ata do te jene opozita e vertete.
Kreu i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste dhe njeriu qe drejtoi fushaten ne Qarkun e Fierit, ne shtator do te ulet ne karrigen e kreut te Kuvendit. Kryeministri Edi Rama deklaroi per here te pare ne Top Story me Sokol Ballen se Gramoz Ruci eshte emri i perzgjedhur prej tij per te zene karrigen e lene bosh nga Ilir Meta.
Kryetar i ngrire i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka nderruar foton e profilit te tij ne Facebook. Basha ka hequr fotot e vjeter te Republikes se Re, me te cilen udhehoqi dhe mbylli fushaten e zgjedhjeve parlamentare te 25 qershorit dhe vendosi nje foto te tij ne mitingun, i rrethuar nga mbeshtetes dhe flamuj te PD-se.