Levizja Socialiste per Integrim prezantoi sot Programin Elektoral per zgjedhjet e 25 qershorit. Te pranishem ne kete aktivitet ishte Kryetari i LSI-se, z. Petrit Vasili, Zv.Kryetarja e LSI-se, znj. Monika Kryemadhi, kandidate per deputete si edhe drejtuesit e komisioneve te ngritura prane KDK-se se LSI-se. Ne fjalen e mbajtur ne kete aktivitet, z. Petrit Vasili i beri nje prezantim te zgjeruar te fushave ku bazohet programi ekonomik i LSI-se.
Lista e kandidateve per deputete te Partise Demokratike ishte gjithe surpriza. Ne parlamentin e ardhshem nuk do te jene me shumica e themeluesve, ish drejtuesve te larte te Partise Demokratike dhe bashkepuntoreve te afert te Sali Berishes, si Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Imami, Astrit Patozi, Eduard selami dhe Majlinda Bregu.
Komisioni i verifikimit te kandidaturave per Vetting-un do te beje te henen dhe te marten e ardhshme seancat degjimore me te gjithe aplikantet, me ata qe kane marre rekomandim pozitiv dhe ata qe nuk kane kaluar testin e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit, edhe pse i plotesonin kriteret formale.
Partia Socialiste ka publikuar manifestin politik, qe shtron piketat e programit qeverises per kater vitet e ardhshme. Ne pjesen e pare, dokumenti prej 33 faqesh permbledh arritjet e qeverise gjate kater viteve te shkuara, ndersa ne gjysmen e dyte ai liston zotimet kryesore dhe vizionin socialist se si do te jete shqiperia e vitit 2021.
Ministrja e re e Financave, Helga Vukaj, e cila dy dite me pare beri betimin ne presidence, ka paralajmeruar punonjesit e administrates se do te kete penalizime te renda nese do te perfshihen ne fushate elektorale per çdo force politike.