“KQZ vendosi unanimisht qe ta rrezoje kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme, duke e lejuar deputetin Tom Doshi qe te kandidoje ne 25 qershor”. Si rrallehere, KQZ ishte unanime ne vendimin per te lejuar deputetin Tom Doshi qe te kandidoje ne zgjedhjet e qershorit, duke rrezuar kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme, sipas se ciles, deputeti i cili ne 25 qershor garon per PSD ne Shkoder, ka patur nje denim ne vitin 1990 dhe preket nga ligji i dekriminalizimit.
Nepermjet nje seance te jashtezakonshme, parlamenti i Shqiperise, i mbledhur pasditen e kesaj te hene ne kuader te marreveshjes Rama-Basha, ka votuar ndryshimet ne qeveri. Ne seancen plenare, ku pavaresisht paktit nuk kane munguar replikat, eshte votuar fillimisht shkarkimi i Niko Peleshit, Fatmir Xhafajt, Ogerta Manastirliu, Olta Xhackes, Arben Ahmetajt, Lindita Nikolles dhe Petrit Vasilit.
Nga Korca, Edi Rama ka shpjeguar ne menyren e tij marreveshjen e firmosur me Lulzim Bashen. “Se cfare do te ndodhe pas kesaj marreveshje, ate e dini ju. LSI force e pare, PD force e pare edhe ne force e pare. Por meqenese ne jemi te paret, duam jo vetem te paret por ta fillojme me 71 vota per PS”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim Basha per 7 emrat e rinj te qeverise se tij dhe i dergoi per dekretim ne Presidence. Rama dhe Basha u takuan ne mbremje ne mjediset e Pallatit te Kongreseve dhe permbyllen nje nga pikat e marreveshjes qe ata arriten te enjten ne oret e para te mengjesit.
E gjithe vemendja keto dite eshte tek Lulzim Basha. Prej tij priten emrat e zevendes kryeministrit dhe 6 ministrave qe ai do t’i propozoje Edi Rames, si dhe emrat e drejtuesve te 6 enteve te tjera qeveritare.