Te shtunen e 9 shtatorit, Kuvendi do te mbaje dy seanca te njepasnjeshme. Seanca e pare, e dekretuar edhe nga presidenti i Republikes Ilir Meta eshte ajo e paradites ne oren 10.00, ku do te behet konstituiimi i Kuvendit te ri.
Kryetarja e levizjes Socialiste per Integrim, Monika Kryemadhi, ka zbuluar se si do te nise riorganizimi i kesaj force politike. Pas mbledhjes se Kryesise Levizjes se Gruas per Integrim, kryemadhi ka deklaruar se javen e ardhshme mblidhet Komiteti Drejtues Kombetar i LGI per te shpalosur aksionin tone politik ne drejtim te fuqizimit te rolit te gruas.
Shefi i ri i Shtabit te Pergjithshem, Bardhyl Kollcaku, ka marre zyrtarisht detyren. Ne nje ceremoni te posaçme ne Presidence, ne prani edhe te ministres se Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe atasheve ushtarake te akredituara ne vendin tone, vetem 2 dite pas dekretimit ne kete detyre, Gjeneral Brigade Kollcaku u betua perpara Presidentit te Republikes, Ilir Meta.
Ne diten qe Akademia e Shkencave po zhvillon zgjedhjet, kryeministri Edi Rama i dergon nje mesazh te ashper ketij institucioni. “Nese nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marre me asnje qindarke nga buxheti e do te duhet te dorezoje godinen! Prandaj #StopFarses”, shkruan Rama ne rrjetet sociale.
Kreu i opozites, Lulzim Basha, permes Facebook ka kritikuar jo vetem sistemi e shperndarjes se librave, ku sipas tij mijera prinder dhe nxenes vazhdojne radhet e gjata per tekstet shkollore, por edhe rritjen e cmimeve.