Ne nje bisede telefonike qe ka zgjatur mbi 20 minuta, kryeministri Rama ka marre urimet nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, per fitoren e zgjedhjeve. Tillerson ka shprehur bindjen se mandati i forte qe Partia Socialiste ka marre per te qeverisur e vetme, e detyron kete force politike te thelloje shpejtesine e reformave, te pastroje administraten nga te korruptuarit dhe te shenoje rezultate domethenese ne luften kunder krimit.
Ministri i Drejtesise Gazment Bardhi ka leshuar alarmin se, institucionit te tij i mungojne 300 byzylyke per mbikeqyrje elektronike, te personave qe kane masa ndaluese per shkak te konsumimit te veprave penale.
Duke marrë shkas nga Maqedonia, e cila ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dy komuna për situatën e zjarreve ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.
Në një status në rrjetet sociale, Vasili ironizon kryeministrin Rama dhe sipas tij “kryeministri ynë turist nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një reportazh të “Associated Press” për Shqipërinë dhe turizmin në vendin tonë.
Ndersa Rama uronte mëngjesin me këtë videoreportazh promovues për thesaret nënujore të vendin tonë, komentuesit kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre, duke denoncuar padrejtësitë.
Ne Partine Demokratike nuk do te ndodhin ndryshime pa u bere me pare analiza e humbjes ne çdo seksion te forces me te madhe te opozites. Burime zyrtare nga selia blu thane se “zerat per ndryshimin e lidershipit ne shtator jane spekulime te pastra, se asgje prej tyre nuk eshte e vertete dhe se gjithçka po nxitet per te mbushur zbrazetine e gushtit nga lajmet politike”.