Administratori i Zall-Herrit, Maloku kalon me PS

0.1arben manoku2155154145

Administratori i Zall-Herrit, Arben Maloku ka njoftuar këtë të hënë kalimin e tij nga radhët e LSI-së me Partinë Socialiste.

Maloku është zgjedhur në këtë post me propozim të LSI-së, por në njoftimin e tij ai ka bërë me dije se, me ikjen e Ilir Metës nga kjo parti gjërat nuk janë si më parë. 

“Kryetarit të bashkisë nuk iu dhanë votat për shkollat e reja dhe për ujin 24 orë nga LSI, siç kishim rënë dakord. Një ditë pas betimit të presidentit, ku Veliaj ishte nga të paktët socialistë, ai u braktis nga LSI për gjëra që kishte pasur bashkëpunim prej vitesh”, ka deklaruar Maloku. 

Për këtë arsye, ka vijuar ai, ka vendosur të kalojë me atë që e quan “familjen e tij”, Partinë Socialiste. 

“Në mënyrë që puna në Tiranë të vazhdojë, që shkollat të bëhen dhe që Zall-Herri e gjithë bashkia të kenë ujë 24 orë”, ka shtuar Maloku.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.