PD e LSI duket se kane gjetur gjuhen e perbashket dhe finalizuan marreveshjen mes tyre per ndarjen e drejtimit te komisioneve kuvendore qe i takojne opozites. Petrit Vasili do te drejtoje Komisionin e Shendetesise dhe pavaresisht propozimit te Tritan Shehut si nenkryetar i Komisionit per Politike te Jashtme, numri dy i ketij komisioni u zgjodh ish-ministrja Klajda Gjosha.
Kuvendi i Shqiperise do te mblidhet serish sot ne oren 11:00 me urdher te Kryetarit Gramoz Ruçi. Rendi i dites i percaktuar eshte votimi i projektvendimit “Per zgjedhjen e zevendeskryetareve, Byrose dhe perberjen e Sekretariateve te Kuvendit”; votimi i projektvendimit “Per zgjedhjen e kryesive te komisioneve te perhershme te Kuvendit”; votimi i projektvendimit per shqyrtimin me procedure te pershpejtuar te Rregullores se Kuvendit.
Zbulohet programi qeverises 2017-2021, i permbledhur ne 28 faqe dhe i ndare ne 4 kapituj, qe kryeministri Rama do te prezantoje te henen ne Parlament perpara 140 deputeteve. Programi nis me nje bilanc te asaj cfare eshte bere gjate mandatit te pare 4-vjeçar dhe me piketat kyce te qeverise “Rama 2”, e cila ne qender te vemendjes ka zbatimin e plote te Reformes ne Drejtesi.
Ne fjalimin e pare si kryetar i opozites, Lulzim Basha ka bere bilancin sipas tij te deshtuar te qeverise “Rama 1”. “Para 4 viteve, Edi Rama erdhi ketu si kryeminister dhe premtoi 300 mije vende pune, shendetesi falas, ulje taksash, hapje te negociatave per anetaresim, etj. Dje, fiks pas 4 vitesh rikthehet ne te njejtin vend pa mbajtur asnje premtim me shpresen se koha amniston dhe se do t'ia hedhe”, ka deklaruar Basha.
Planin per nje Shqiperi turistike edhe me te mire vitin e ardhshem qeveria duket se e ka gati, te pakten kryeministri Edi Rama i ka te qarta idete se çfare duhet permiresuar. “Vitin tjeter do kemi nje sezon sh me cilesor ne shume aspekte, ne te gjitha anet. Do kerkojme qe te gjitha hotelet dhe te gjitha njesite e sherbimeve qe kryejne sherbime ne bregdet deri ne maj te vendosin kuratoret e ujerave te zeza.