Betohet shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollcaku

0.2betohet shefi shtabit6512312515

Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollcaku, ka marrë zyrtarisht detyrën. 

Në një ceremoni të posaçme në Presidencë, në prani edhe të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe atasheve ushtarakë të akredituara në vendin tonë, vetëm 2 ditë pas dekretimit në këtë detyrë, Gjeneral Brigade Kollçaku u betua përpara Presidentit të Republikës, Ilir Meta.  

“Është nder dhe kënaqësi e privilegj i natyrshëm që më besohet niveli më i lartë i komandimit i FA. Zotohem nga thellësia e shpirtit, e zemrës dhe e mendjes që do të bëj ç’ është e mundur, më të mirën për të përmbushur me sukses misionin e FA, misionin kushtetues për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit e tërësisë territoriale”, tha Kollçaku.

Dekretimin e Kollçakut, Presidenti Meta e cilësoi një ngjarje me peshë në zinxhirin e komandimit të drejtimit të ushtrise shqiptare, ndërsa një mesazh kreu i shtetit kishte edhe për ushtarakët që sot ndodhen në misione jashtë vendit. 

“Falënderoj 153 ushtrarakët tanë që ndodhen me mision në Afganistan, Detin Egje, Mali, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, por edhe kolegët e tyre që kontribuojnë në vetëmohim në përballje me zjarret në krah të EC në shërbim të qytetarëve. Çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, përmirësimi i buxhetit të mbrojtjes, modernizimi dhe rritja e kapaciteteve operacionale të FA, përmbushja e detyrimeve në kuadër të NATO-s do të mbështeten nga unë fuqimisht përgjatë 5 viteve të ardhshme”, tha Meta.

Gjatë ceremonisë, kreu i shtetit zbuloi se për herë të parë në Shqipëri, në datat 15-17 shtator do të mbahet takimi i shefave të shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.