Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin amerikan Donald Trump dhe se bashku me bashkeshortet e tyre, Linda dhe Melani kane realizuar edhe nje fotografi, qe shefi i Qeverise shqiptare e postoi ne faqen e tij ne “Facebook” dhe e cileson foto e dites.
Ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj priti sot Raportuesin per Shqiperine ne Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, i cili shoqerohej nga ambasadorja e delegacionit te BE-se ne Tirane, Romana Vlahutin.
Vetem pak dite pas betimit ne Presidence dhe nisjes zyrtarisht te punes, Ministrat e rinj kane caktuar dhe nje nga zyrtaret me te rendesishem ne dikaster, Sekretarin e Pergjithshem. Bie ne sy konfirmimi i disa emrave, si Gazmend Barbullushi ne Ministrine per Europen dhe Punet e Jashtme, Gelardina Prodanin ne Ministrine e Financave dhe Ekonomise, Elira Kokona ne Ministrine e Kultures, apo Kledia Ngjela ne Ministrine e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale.
Keshilli i Ministrave te Bashkimit Europian vendosi ne fund te vitit te kaluar te mos kishte nje raport progresi per vitin 2017 per vendet kandidate nisur dhe nga fakti qe ai do ishte nje vit elektoral per shume vende europiane.
Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka i ka dorezuar zyrtarisht detyren pasardhesit te tij Blendi Klosi ne nje ceremoni te mbajtur ne ambientet e kesaj ministrie. Koka falenderoi ekipin per bashkepunimin ne arritjen e objektivave dhe sfidave dhe uroi Ministrin Klosi per detyren me bindjen se puna e nisur do te cohet ne nje standard me te larte nga nje politikan me pervoje e me eksperience institucionale si Ministri Klosi.