Kreu i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste dhe njeriu qe drejtoi fushaten ne Qarkun e Fierit, ne shtator do te ulet ne karrigen e kreut te Kuvendit. Kryeministri Edi Rama deklaroi per here te pare ne Top Story me Sokol Ballen se Gramoz Ruci eshte emri i perzgjedhur prej tij per te zene karrigen e lene bosh nga Ilir Meta.
Monika Kryemadhi, prej se merkures, eshte kryetarja e re e Levizjes Socialiste per Integrim. Me nje votim unanim, Zonja e Pare, zuri vendin e lene vakant nga Petrit Vasili. Ne fjalen e saj perpara delegateve te Konventes se LSI-se, Kryemadhi theksoi se ata do te jene opozita e vertete.
Turi i degjesave dhe falenderimeve ka nisur ne te gjithe Shqiperine. Dhe nje nga prioritetet e drejtuesve te PS ne qarqe por dhe vete kryeministrit Rama, do te jete administrata shteterore. Duke rrefyer mes rreshtave historine e nje prindi, arsimuar ne Shtetet e Bashkuara, me disa eksperienca pune me misione ne banken Boterore dhe Europe qe tregon gatishmerine per te kontribuar me dijet e tij per Shqiperine, kryeministri Rama ka ftuar edhe nje here qytetaret qe ti bashkohen platformes “Shqiperia qe duam”, duke shkruar ne adresen e posaçme vene ne dispozicionshqiperiaqeduam@kryeministria.al ose permes faqes ne facebook te kryeministrit, ne seksionin e platformes se re qeverisese me njerezit e zakonshem.
Kryetar i ngrire i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka nderruar foton e profilit te tij ne Facebook. Basha ka hequr fotot e vjeter te Republikes se Re, me te cilen udhehoqi dhe mbylli fushaten e zgjedhjeve parlamentare te 25 qershorit dhe vendosi nje foto te tij ne mitingun, i rrethuar nga mbeshtetes dhe flamuj te PD-se.
Dy keshilltaret e ministrit te Brendshem, Dritan Demiraj dhane doreheqjen per shkaqe familjare, siç ata i kane argumentuar. Aleks Hajdari dhe Muhamet Rrumbullaku, qe te dy ish-zyrtare te larte policie u zgjodhen ne stafin e ngushte nga vete ministri i Brendshem Demiraj.