Jane zbardhur dy emrat e propozuar nga ministri Ditmir Bushati per tu emeruar si ambasadore te Shqiperise ne OSBE dhe ne KE. Igli Hasani, eshte propozuar si kandidat per prane Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope (OSBE) dhe Organizatave te tjera Nderkombetare ne Vjene.
Pas nje seance te gjate, e cila zgjati deri ne oret e para te mengjesit te se premtes, Kuvendi i Shqiperise arriti me ne fund te votoje ne parim projektbuxhetin e vitit 2018. Ne seance, ne momentin e votimit, ishin te pranishem 121 deputete, te cilet votuan ne parim, ndryshimet e kerkuara nga mazhoranca.
Ne rubriken tradicionale “Komunikimi Javor”, Kryeministri Edi Rama riperseriti premtimin e dhene ne lidhje me nderhyrjet ne akset kombetare. “Kemi nje program masiv investimesh qe fillon me Rrugen e Arbrit, por do te vazhdoje me rruget e tjera kombetare, qe nga sinjalistika e deri tek ndricimi. Kemi 27 vite dhe i vetmi aks i ndricuar naten i Shqiperise eshte ai i Rinasit”, tha Rama.
Pas kallezimit te ish-zevendes kryeministres teknike Ledina Mandia, se qindra persona ishin punesuar gjate fushates elektorale ne shkelje te Kodit Zgjedhor, Prokuroria e Tiranes ka mbyllur verifikimet dhe ka nisur hetimin penal per dyshimet se eshte shperdoruar detyra dhe eshte ushtruar korrupsion aktiv gjate zgjedhjeve.
Deputeti i Partise Socialiste, Pjerin Ndreu me ane te nje postimi ne rrjetin social Facebook i eshte kunderpergjigjur ish-Kryeministrit Sali Berisha, ne lidhje me akuzat e bera ne adrese te vellait, Paulin Ndreu, ku sipas Berishes ai ka pajisur me patente Saimir Tahirin.