Presidenti francez, Emmanuel Macron ka uruar Kryeministrin Edi Rama per fitoren ne zgjedhjet e 25 qershorit. Ne urimin e tij, shefi i Elizese vlereson ecurine e vendit tone dhe ndalet vecanerisht tek reforma ne drejtesi.
Shefja e Delegacionit te BE-se ne Shqiperi, Romana Vlahutin e sheh shumicen e votave per PS-ne si nje mandat te qarte per reforma. Ne nje interviste dhene per “Deutsche Welle”-n, ambasadorja e Bashkimit Europian u ben jehone komenteve te Federica Mogherinit dhe Johannes Hahn, duke theksuar faktin qe zgjedhjet u zhvilluan ne menyre te qete dhe te rregullt, e nga kjo, qytetaret shqiptare perfituan sipas saj nje oferte te gjere politike, ne nje stad me rendesi te procesit te integrimit te Shqiperise.
Mëngjesin e parë si kryebashkiaku i ri i Kavajës, Isa Sakja e kaloi larg qytetit, pranë familjes së tij, për t’u qetësuar pas një muaji fushate. Gjithsesi ai e ka gjetur kohën për të folur për herë të parë pas shpalljes së fitores së madhe të Partisë Demokratike në Kavajë. Në një intervistë për “TCh”, ai falënderimin e parë e ka për të majtët që votuan për të, duke u shprehur se për asnjë moment nuk e humbi besimin, se Kavaja do t’i jepte një leksion të gjithëve e do rikthehej në rrënjët e veta.
Pas jehones se fitores se PS-se, kryeministri Edi Rama eshte fokusuar ne nje tjeter ceshtje. Nisma e tij e postuar ne Facebook nis me fjalet “Cfare duhet te permiresojme?”, ku thote se kjo periudhe tranzitore deri ne shtator do ta shfrytezoje per procese degjimore me strukturat e PS-se ne te gjithe Shqiperine.
Ditët e fundit qarkulluan lajme se PS do të bllokojë betimin e Ilir Metës si president më 24 korrik, ndërsa një natë më parë vjen reagimi i kreut të LSI-së, Petrit Vasili.