Miratohet në Kuvend struktura dhe funksionimi i organeve të Vettingut

0.1parlamenti shqiptar 11506517650

Në një seancë maratonë, e cila  përfundoi pas orës 2 të mëngjesit, Kuvendi i Shqipërisë votoi pro miratimit të ligjit për strukturën dhe organikën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe për klasifikimin e pagave të Komisionerit Publik, të gjitha sipas variantit të propozuar nga komisioni i ligjeve. 

Kuvendi hodhi poshtë amendamentet e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për strukturën dhe organikën e këtyre organeve. 

Gjithashtu u pranua edhe dekreti i presidentit të Republikës për kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane. Deputetët e opozitës votuan pro pranimit të këtij dekreti të Presidentit, ndërsa ata të Partisë Socialiste abstenuan. 

Kuvendi votoi me 73 vota pro edhe aktin normativ të qeverisë, për ndryshimet në buxhetin e vitit 2017, akt për të cilin kërkohej shumicë e thjeshtë votash. 

Gjithashtu, u votuan me 127 vota pro edhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të bashkëpunimit, me shtete si Britania e Madhe, Gjermania dhe Suedia.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.