Donald Lu takim urgjent me Fatmir Xhafajt

0.8lu xhafaj03201651

Ditën e sotme ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka nisur një takim urgjent me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn.

Nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet qëllimi i takimit por mësohet se ai vjen pas shpalljes së Xhafajt për procesine Vettingut në Policinë e Shtetit.

Vetëm pak ditë më parë, Xhafaj ka firmosur nisjen e punës për ngritjen e strukturave që do të përgatisin procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës, integritetit dhe aftësive profesionale të punonjësve të Policisë, Gardës dhe SHÇBA-së.

Por një arsye tjetër mund të jenë edhe ngjarjet e fundit kriminale në Elbasan, ngjarje të cilat akoma nuk kanë asnjë autor. 

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.