E fundit/ Çfarë po ndodh me ministrat teknikë të PD? 

0 ministrat teknike nishani

Në marrëveshjen e 18 majit, Basha emëroi ministrat teknikë, të cilët ende tani kanë vazhduar të qëndrojnë në detyrë, edhe pse nuk kanë firmosur vendime me karakter financiar.

Ministrja e Financave, Helga Vukaj, ka deleguar kompetencat e saj te zëvendësministrat e Financave, Erjon Luçi dhe Irena Beqiraj për 14 vendime që kanë hyrë në fuqi më datë 1 gusht.

Këto vendime të botuara në Fletoren Zyrtare kanë të bëjnë me pensionet suplementare, mbledhjen e rentës minerare apo kërkesat për rialokim fondesh. Në Fletoren Zyrtare të datës 1 gusht bien në sy vendimet e ministres së Financave, e cila në 13 vendime ia delegon kompetencat e saj për të firmosur vendimet zv.ministrit Erjon Luçi dhe vetëm në një rast ia delegon zëvendëses tjetër, Irena Beqiraj.
Vendimet e Vukajt për të deleguar kompetencat janë marrë edhe para datës së zgjedhjeve, pra në qershor, edhe pas saj për gjatë gjithë korrikut. Mësohet se inistrat e PD-së qëndrojnë në detyrë, por nuk firmosin vendimet e qeverisë për të mos mbajtur përgjegjësi kur të mos ushtrojnë më këto funksione.

TENDERËT
Por, përpos ministres së Financave, edhe ministrja tjetër teknike e Partisë Demokratike, Xhuljeta Kërtusha, e cila drejton Ministrinë e Mirëqenies Sociale, ka firmosur më 7 korrik delegimin e kompetencave.
“Delegimin e kompetencave të titullarit të Autoritetit Kontraktor për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Elird Qëndro, me detyrë drejtor i përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse për Prokurimet e Fondeve Publike”, thuhet në vendimin e firmosur nga ministrja Kërtusha.
Vetë Kryeministri Rama kishte deklaruar se ministrat teknikë do të largohen nga qeveria fill pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Por edhe sot e kësaj dite ata vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë. Delegimi i kompetencave në të gjitha rastet është bërë bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe vendimit të Kodit të Procedurave Administrative.
“Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, të neneve 28, 29 të ligjit nr. 44/2015, datë 30.4.2015, ‘Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë’, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.12.2003, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’ dhe të nenit 11, të ligjit nr. 90/2012 ‘Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore’”, thuhet në argumentin ligjor të vendimeve të botuara në Fletoren Zyrtare.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.