Fjalimi i fundit i Nishanit: Largohem nga Presidenca kryelartë

0.2nishani bujar14917331291

Bujar Nishani i është drejtuar për herë të fundit qytetarëve në cilësinë e Presidentit të Republikës. 

Duke falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto 5 vite, Nishani u ndal tek rezultatet e arritura, por duke nënvizuar se ka ende shumë punë për të bërë. 

“Nëse, siç është e natyrshme, më pyesni se si ndihem në këtë moment largimi, kam këtë përgjigje: Si pas çdo pune, i kënaqur. Si pas çdo kënaqësie, i lumtur. Por sidomos kryelartë për faktin se gjatë gjithë kësaj kohe kam ndierë dhe përballuar përgjegjësinë e rëndë të kryerjes së detyrës së besuar pa neglizhuar asnjë vështirësi, pa u epur përpara asnjë sulmi, pa u lëkundur para asnjë iniciative, pa u penduar para asnjë vendimi. Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë. Por përsosmëria nuk ka fund. Nuk është mirë të jemi pesimistë. Shqipëria është vendi i pritshmërive të mundshme dhe i aspiratave të realizueshme, për më tepër ekonomi, më tepër të drejta, më tepër liri. Nder i madh për mua që i vlejta popullit tim. Faleminderit që më dhatë rastin t’ju shërbej!”, u shpreh Nishani. 

Bujar Nishani do t’i lërë stafetën Ilir Metës, i cili të hënën pas ceremonisë së betimit që do të zhvillohet në orën 18:00 në Parlament, do t’i drejtohet Presidencës, ku do të marrë dhe zyrtarisht detyren e Presidentit të Republikës.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.