Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë pretendimet e Bashës se qeveria Trump mbështet protestën e opozitës, bojkotin e Parlamentit, bllokimin e zgjedhjeve dhe Reformës në Drejtësi. Ambasada Amerikane në Tiranë u shpreh se SHBA mbështet kauzën e opoztës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve por sipas tyre kjo gjë nuk duhet të përdoret si shfajësim për të bojkotuar Parlamentin, për të bllokuar zgjedhjet, apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të rikthehet në Uashington, vetëm pak ditë pas përfundimit të vizitës së tij në SHBA. Bushati do të udhëtojë më 19 prill, ku ai do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si i ftuari i leitnand gjeneralit McMaster, këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, njëri ndër tre “gardianët” e banorit të ri të Zyrës Ovale.
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka marrë një letër në mbështetje te kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme nga eurodeputeti Louis Michel, ish ministër i Jashtëm dhe zv kryeministër i Belgjikës. Louis Michel është babai i kryeministrit aktual belg, Charles Michel. Në letrën e tij, eurodeputeti shprehet se prodhimi, trafikimi i drogës si dhe rritja e rolit të krimit të organizuar në jetën politike është shqetësim i madh nisur nga ky vit zgjedhor në Shqipëri.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar datën 7 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në bashkinë Kavajë. Dekreti i kreut të shtetit vjen një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 29 dhjetor 2016, për t'i hequr mandatin ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi.
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, ka arritur që mëngjesin e sotëm të fotografojë një moment domethënës në ‘çadrën e lirisë’, e ngritur prej më shumë se një muaj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pikërisht përpara godinës së Kryeministrisë.