Xhafaj: Edhe Shkodra si Lazarati

0.5Fatmir Xhafaj20156148

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, nga Shkodra i ka motivuar ndryshimet e fundit në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit me faktin që i bëjnë mirë punës dhe duke u ndaluar tek prioritetet, një prej tyre ka nënvizuar luftën kundër kanabisit, i cili në mënyrë të veçantë në rrethin e Shkodrës ka një rëndësi të veçantë pasi ka zona që në vite mund të krahasohen me Lazaratin.

“Natyrisht që lufta ndaj kanabisit është një prioritet dhe madje edhe në rrethin e Shkodrës, ndër vite, ka patur zona që ishin një Lazarat i dytë. Ndërkohë që thoshin të gjithë Lazarati, Lazarati, në Shkodër kishte një tjetër Lazarat. Por me masat e marra dhe punën që po bëjmë do të arrijmë që ta zhdukim këtë fenomen”, tha Xhafaj.

Këto deklarata, ministri i Brendshëm i bëri gjatë përurimit të godinës së re të Gjykate së Apelit në Shkodër.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.