Opozita ka thirrur sot ne Tirane, me 13 maj, ora 12:00, protesten e saj me te madhe per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Kryetari i PD-se Lulzim Basha, deklaroi dje nga Sheshi i Lirise, ku per 12 jave opozitaret protestuar pa ndalim, se sot “nis rrugetimi i bashkimi te shpresave te cdo shqiptari kjo qendrese do te inauguroje Republiken e Re, nga ky shesh i bashkimit me te madh i shqiptareve ne historine e tyre.
Diten e djeshme ne oren 15:00, ish-Kryeministri Sali Berisha pati nje takim ne zyren e tij me ambasadorin e Shteteve te Bashkuara ne Tirane, Donald Lu. Sic njoftohet, ne kete takim u diskutua gjeresisht mbi situaten ne vend.
Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj, nga Shkodra i ka motivuar ndryshimet e fundit ne radhet drejtuese te Policise se Shtetit me faktin qe i bejne mire punes dhe duke u ndaluar tek prioritetet, nje prej tyre ka nenvizuar luften kunder kanabisit, i cili ne menyre te vecante ne rrethin e Shkodres ka nje rendesi te vecante pasi ka zona qe ne vite mund te krahasohen me Lazaratin.
Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane njoftoi se delegacioni i kongresmeneve, qe vizitoi Shqiperine nje dite me pare, nxiti te gjitha palet per t’u bashkuar dhe per te zgjidhur mosmarreveshjet e tyre, si dhe per te vazhduar punen e veshtire te demokracise.
Kane mberritur ne Tirane 9 kongresmenet amerikane qe kane nisur nje tur vizitash ne vendet e Ballkanit. Misioni i tyre ne Shqiperi dhe vende te tjera te Ballkanit, mesohet se ka te beje me ceshtjet e sigurise nacionale dhe rajonale.