Zgjedhjet e 18 qershorit, Rama prezanton në Durrës programin
Kongresi Elektoral i PS-së pritet të mblidhet ditën e sotme, në orën 10:00 për të shpallur programin elektoral të Partisë Socialiste, dhe si rrallë herë, ka zgjedhur jo kryeqytetin për ta bërë këtë gjë.
Kongresi elektoral është njoftuar për tu zhvilluar në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës me këtë rend dite:
1.Fjala e Kryetarit të PSsë, Edi Rama.
2.Prezantimin e Programit Elektoral të PSsë.
3.Prezantimin e Kandidatëve për Deputetë”. Programi është hartuar nën drejtimin e Koordinatorit për Programin, Ilir Beqja.
Ndërkohë, Partia Socialiste u ka dërguar një udhëzim të shkurtër, por të përqendruar të gjitha kandidatëve për deputetë ku i udhëzon se cili duhet të jetë komunikimi me elektoratin në funksion në maksimalizimit të votave.
Mesazhi kryesor: “Ne do të luftojmë për punësimin po aq fuqishëm sa ç’luftuam edhe për drejtësinë”. Ky do të jetë thelbi i komunikimit përmes të cilit PS pretendon fitoren e zgjedhjeve të parashikuara për 18 qershorin.
Pjesë e këtij udhëzimi është padyshim bërja e kontrastit me Partinë Demokratike, fokusuar tek qasjet e kundërta në raport me vettingun, apo ofertën pozitiviste të PS-së përkundër agresivitetit të PD-së.
Në udhëzim, kandidatët qartësohen se kush duhet të jetë target-grupi i elektoratit të synuar, atij të qendrës, për të cilin PD duket se ka bërë sondazhe.
LEXO TE NGJASHME