Basha: Me 13 maji, protesta më e madhja në Shqipëri

0.4basha 5151581484

Kryesia dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike, janë mbledhur sot për të diskutuar mbi organizimin e protestës së 13 majit në Tiranë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se nuk do të ketë asnjë hap që do të detyrojë opozitën, të kthehet nga vendimet e saj. Basha theksoi se PD është e hapur për dialog, por premisat për marrëveshje janë pothuajse zero. 

Në lidhje me zgjedhjet e 18 qershorit, lideri i opozitës tha se PD-ja nuk ka marrë një vendim për mospjesëmarrje apo bojkot në zgjedhje.

"Zgjedhjet që do të zhvillohen më 18 qershor, janë të një koalicioni monist. Zgjedhje moniste, pa opozitën, nuk do të ketë me 18 qershor", tha kreu i PD-së. 

Para Kryesisë dhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Basha vlerësoi edhe protestën që pritet të organizohet më 13 maj. "Protesta e 13 Majit do të jetë më e madhja që ka patur Shqipëria", tha kreu i PD-së. 

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.