Parlamenti voton ndryshimet në qeveri
Nëpërmjet një seance te jashtëzakonshme, parlamenti i Shqipërisë, i mbledhur pasditen e kësaj të hëne në kuadër të marrëveshjes Rama-Basha, ka votuar ndryshimet në qeveri.
Në seancën plenare, ku pavarësisht paktit nuk kanë munguar replikat, është votuar fillimisht shkarkimi i Niko Peleshit, Fatmir Xhafajt, Ogerta Manastirliu, Olta Xhackës, Arben Ahmetajt, Lindita Nikollës dhe Petrit Vasilit.
Nga kuorumi prej 125 deputetësh është votuar:
Shkarkimi i Peleshit: 106 vota pro.
Shkarkimi i Xhafaj: 104 vota pro.
Shkarkimi i Manastirliut: 114 pro, 4 kundër, 3 abstenime.
Shkarkimi i Ahmetaj: 107 vota pro, 3 kundër, 5 abstenim.
Shkarkimi i Nikollës: 109 vota pro, 1 kundër, 4 abstenim.
Shkarkimi i Vasilit: 102 vota pro, 10 kundër, 2 abstenim
Ndërkohë, deputetët në sallë kanë votuar edhe emrat e rinj të kabinetit qeveritar, të propozuar nga Partia Demokratike në kuadër të marrëveshjes.
Ledina Mandija: 119 vota pro, 2 kundër.
Dritan Demiraj: 107 vota pro.
Arben Beqiri: 118 vota pro, 3 kundër, 4 abstenim.
Xhuljeta Kërtushaj: 118 vota pro, 3 kundër 2 abstenim.
Helga Vukaj: 116 vota pro, 2 kundër, 3 abstenim.
Mirela Karabino: 111 vota pro, 3 kundër, 3 abstenim.
Gazmend Bardhi: 106 vota pro, 3 kundër, 5 abstenim.
Ndërkohë, palët pritet të votojnë edhe ndryshimet në ligjin për financimin e partive, që detyron mediat private t’u japin falas dy partive të mëdha 90 minuta hapësirë për spotet publicitare dhe 10 minuta partive të vogla.
LEXO TE NGJASHME