Vettingu, komisionet nisin punën me seancat dëgjimore

0.2kuvendi 6561651488

Komisioni i verifikimit te kandidaturave për Vetting-un do të bëjë të hënën dhe të martën e ardhshme seancat dëgjimore me të gjithë aplikantët, me ata që kanë marrë rekomandim pozitiv dhe ata që nuk kanë kaluar testin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, edhe pse i plotësonin kriteret formale.

Këta të fundit janë 17, por gjithsej kandidatë që do të dëgjohen janë 191, ç'ka do të thotë se puna e deputeteve është voluminoze.

Megjithëse ranë dakord për kalendarin e punës në Komision, deputetët patën edhe debate pas kërkesës së opozitës që Avokati i Popullit dhe ONM-ja të jepnin sqarim të detajuar lidhur me vendimet e tyre për kandidatët.

Këtë të enjte nisen nga puna edhe dy komisionet përzgjedhës të Vetting-ut, përkatësisht me nga 12 dhe 6 anëtarë. Ata do të votojnë nëpërmjet një sistemi elektronik për anëtarët që do të bëjnë Vetting-un dhe zëvendësuesit e tyre.

Duke qene se ky sistem është i paprovuar më parë, deputetët do të trajnohen më parë për të votuar në mënyrën e duhur.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.