Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do t’i humbase disa privilegje shteterore pavaresisht largimit nga drejtesia, ‘arratisjes’ per t’i shpetuar nje arrestimi te mundshem, hetimit per pastrim parash dhe konfiskimit te pasurise nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Garda e Republikes, permes nje vendimi te posacem qeverie, eshte ngarkuar per te marre nen ruajtje ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla deri ne dhjetor te vitit 2019, dy vjet pas mbarimit te mandatit.
Gjyqtaret dhe prokuroret e shkarkuar nga procesi i Vettingut rrezikojne te mos jene me pedagoge apo lektore prane Shkolles se Magjistratures. “Sipas ligjit ata jane te pezulluar deri ne nje vendim perfundimtar te Kolegjit te Posaçem te Apelimit, por cdo vit edhe kete sezon ne shtator Keshilli Drejtues i shkolles do te vendose se si do veproje me gjyqtaret e prokuroret e shkarkuar qe jane pedagoge prane shkolles”.
Kathlwn Kavalec, e nominuar nga presidenti Donald Trupm si ambasadore ne Tirane per te pasuar Donald Lu-ne, duhet te zhvillonte seancen degjimore ne senat, por ajo nuk ehste paraqitur. Lidhur me mos paraqitjen e Kavalec ne senat, zedhenesi i senatorit Bob Corker ka thene se seanca degjimore do te zhvillohet ne nje moment te dyte.
Te lexuarit e nje libri po shuhet pak e pak sidomos edhe per shkak te ndikimit te teknologjise, internetit, por edhe rrethanave te tjera qe lidhen me nivelin e arsimimit dhe gjendjen ekonomike. Sipas te dhenave te INSTAT, te evidentuara ne nje ankete te posaçme shihet se vitin e kaluar mbi 1 milione shqiptar nuk kane arritur te lexojne asnje liber. Teksa pjesa tjeter mesohet se ka lexuar shume pak. Rreth 320 mije shqiptare te moshes mbi 25 vjec raportuan se nuk kane lexuar me pak se 5 libra vitin e kaluar.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagon pas akuzave te kampit blu se jane rritur cmimet e paketave te teksteve shkollore. Me ane te nje statusi ne Facebook, ministrja shprehet se nxenesit shqiptare do te kene mundesi qe kete vit te mesojne me tekste te “Oxford”, “Cambridge” apo “Pearson njesoj si femijet e tjere ne Europe. Keto tekste shton ajo, do te kene cmime te ndryshme, por jane pakrahasueshme me tekstet e para per nga cilesia.