PD mbledh grupin parlamentar, diskutime edhe për zgjedhjet lokale
Partia Demokratike do të mbledhë në orën 10 kryesinë e partisë.
Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë, PD do të mbledhë më pas grupin për marrëdhëniet me parlamentin, ku edhe do të vendosin se çfarë nëse do të rikthehen ose jo në seancën plenare kur edhe kanë munguar që prej muajit shtator.
Kujtojmë që në datë 19 dhjetor opozita ka afatin e fundit për t’u rikthyer në parlament pasi rrezikojnë që t’u digjet mandati.
Në mbledhjen e grupit, gjithashtu do të diskutohet edhe mbi zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 30 qershor.
LEXO TE NGJASHME