Plotesimi i trupes se Kushtetueses dhe zgjedhja e Inspektorit te Larte te Drejtesise, perplas Kuvendin dhe Presidentin per KED-in. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se Kuvendi e konsideron te rene shumicen ne Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi, ndersa Presidenca thote se kuorumi eshte dhe ky institucion eshte efikas.
Inspektoret e agjencive dhe inspektorateve te ndryshme gjithmone kane qene ne shenjestren e akuzave per korrupsion, por nje anketim i qeverise nepermjet Ministrise se Sipermarrjes nxori ne pah se 23 per qind e bizneseve kane pohuar se iu eshte kerkuar ryshfet gjate procesit te kontrollit. Ryshfeti u eshte kerkuar per te mbuluar mungesen e dokumentacionit perkates dhe mosplotesimit te kritereve ligjore.
Ne Akademine e Forces Tokesore ne Ankara, kane perfunduar studimet dhe jane diplomuar dhjete studente nga Shqiperia, te cilet tashme do te jene pjese se Forces se Armatosur shqiptare. Te gjithe keta te diplomuar vijne me nje formim te shkelqyer ne nje nga akademite me te mira ushtarake ne bote. Pese prej tyre do te jene pjese e Forces Tokesore, tre e Forces Detare dhe dy e Forces Ajrore, thuhet ne njoftimin e Ministrise se Mbrojtjes. Lajmin e beri te ditur Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka nje postim ne rrjetet sociale, ku veçon kadet Klodian Kamberin, i cili u rendit i pari mes 1850 studenteve nga disa vende te botes.
Kuvendi i Shqiperise hap pasditen e sotme, ne oren 17:00, Sesionin e III–te te Legjislatures se IX–te te Kuvendit te Shqiperise.Rendi i dlites i njoftuar zyrtarisht eshte si me poshte: 1.Hapja e punimeve te Sesionit te III-te. 2.Njoftimi i akteve normative te depozituara ne Kuvend.
Shenja ftohje dhe mosbesimi mes Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste. Teksa sesioni i ri parlamentar do te nise ne daten 3 shtator, mes Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste nuk asnje levizje per t’u koordinuar per aksionin politik te vjeshte. Burime prane rrethit politik te Lulzim Bashes pohuan se deri me tani nuk ka asnje komunikim me LSI per te koordinuar veprimet ne Parlament, per maksimalizimin e forces opozitare.