Dita e sotme eshte nje dite feste per te gjithe shqiptaret. Si sot, 106 vite me pare, me 28 nentor 1912, u shpall Pavaresia e Shqiperise ne Vlore. Ismail Qemali, bashke me patriote te tjere dhe atdhedashes zgjodhen kete date per te ngritur flamurin dhe per te shpallur Pavaresine e Shqiperise. Kjo date eshte quajtur si “nentori i dyte”, pasi kete date zgjodhi edhe Heroi yne Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu per Clirimin e Krujes ne 28 nentor 1443.
Sinjale konsensusi nga Takimi i Nivelit te Larte ne Bruksel nen kryesimin e kryetarit te Komitetit te Politikes se Jashtme David McAllister dhe komisionerit per Zgjerimin ne BE, Johannes Hahn, ku marrin pjese edhe perfaqesues te maxhorances dhe opozites.
Partia Demokratike do te mbledhe ne oren 10 kryesine e partise. Menjehere pas mbledhjes se kryesise, PD do te mbledhe me pas grupin per marredheniet me parlamentin, ku edhe do te vendosin se cfare nese do te rikthehen ose jo ne seancen plenare kur edhe kane munguar qe prej muajit shtator.
Qeveria e Shqiperise dhe qeveria e Kosoves dote bashkohen sot ne qytetin e Pejes ne Kosoves ne nje mbledhje te perbashket e te bere tradite vitet e fundit. Ceremonia shteterore do te nise ne oren 10:15. Me pas do te nise takimi me nenshkrimine marreveshjeve mes dy shteteve dhe ne fund do te jepet nje konference shtypi e perbashket nga dy kryeministrat, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.
Nje delegacion i Komisionit te Venecias mberrin sot ne Tirane per nje vizite dyditore, deri te marten. Diten e sotme, sipas agjendes, eshte parashikuar nje takim ne oren 9:30 me zv.kryetaren e Kuvendit te Shqiperise, Vasilika Hysi, e me pas me kreret e grupeve me te medha parlamentare, Taulant Ballen e PS-se, Edmond Spahon e PD-se dhe Petrit Vasilin e LSI-se.