Në një deklaratë për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho u shpreh se viti i pestë i qeverisë së Edi Ramës ka përkeqësuar ekonominë e familjeve shqiptarë.
“Mungesa e investimeve dhe përqendrimi i ekonomisë tek disa klientë të kryeministrit kanë ndikuar për keq në ekonomi, e cila nuk ka rritje reale që të ndikojë në rritjen e punësimit apo hapjes së vendeve të reja të punës. Statistikat e Edi Ramës se rritja ekonomike është 4.45 përqind janë përpjekje për të mashtruar shqiptarët”, tha kryetari i grupit parlamentar të PD.
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar raportin e publikuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me klimen e te berit biznes ne Shqiperi. Ne nje reagim ne Facebook, Basha shkruan se ekonomia po tkurret per shkak te plaçkitjes nga oligarket. Kryedemokrati ka hedhur akuza drejt kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij, ky i fundit ka shantazhuar investitoret e huaj qe duan te investojne ne Shqiperi.
Pamundësia e zëvendëskryeministres Senida Mesi për t’i dhënë një përgjigje kryetares së Komisionit të Sigurisë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 4 korrik, ka nxitur një reagim të ashpër nga ana e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Sot do te jete nje dite e ngjeshur per Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, pasi jane planifikuar qe te zhvillohen disa seanca. Komisioni nisi punen me dhenien e vendimit per gjyqtarin e Tiranes, Bledar Abdullai, i cili u shkarkua nga detyra, pasi bashkejetuesja nuk justifikon 400 mije euro.
Këshilltari për çështjet ligjore pranë Partisë Demokratike, Gazmend bardhi ka dalë në një konferencë për shtyp mesditën e sotme, nga selia blu.
Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mban të bllokuar prej dy vitesh emërimin e gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut.