Emërohet Sander Lleshi zv/minister të Brendshëm, nesër seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e Xhafajt
Pas mosdekretimit nga Presidenti Meta si Minister te Brendshëm, Kryeministri Edi Rama ka emëruar Sandër Lleshin në postin e zv/ministrit të Brendshëm.
Rama e kishte propozuar Lleshin për ministër të Brendshëm, por kandidatura e tij nuk u dekretua nga Presidenti.
Kuvendi do të mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme për të votuar dekretin e Presidentit të republikës për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda mbledhjes së Grupit parlamentar të PS-së, që është mbledhur sot.
LEXO TE NGJASHME