Prej ores 10:00 ka nisur seanca parlamentare, e cila eshte e fundit per kete sesion, ndersa jane renditur per diskutim disa projektligje, shumica e te cilave marreveshje huaje me institucionet e huaja qe pritet te miratohen vetem me votat e socialisteve. Por tre projektligje jane me te rendesishmet dhe qe pritet te sjellin serish debat, per te cilat opozita ka deklaruar se nuk do te bashkoje votat me Partine Socialiste, duke bere qe ligjet te shtyhen per ne shtator. Ligji per emerimin e magjistrave te rinj eshte nder me te diskutuarit ditet e fundit per faktin se Partise Socialiste i duhen me domosdoshmeri votat e te pakten ish-aleates se saj, LSI.
Ne nje ceremoni solemne te zhvilluar ne Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikes, Ilir Meta vleresoi me “Dekoraten e Flamurit Kombetar” Presidenten e Kroacise, Kolinda Grabar-Kitarovic. Dekorimi i kreut te shtetit eshte bere “”Per kontributin e çmuar ne intensifikimin e gjithanshem te marredhenieve midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kroacise; per forcimin e metejshem te miqesise shumeshekullore midis popullit shqiptar dhe atij kroat; si dhe per mbeshtetjen e pakursyer ne kuader te procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian”.
Presidentja e Republikes se Kroacise, znj. Kolinda Grabar-Kitarovic, nis sot viziten shteterore ne vendin tone me ftese te Presidentit te Republikes se Shqiperise z. Ilir Meta.Ne oren 17:00, Presidentja Grabar-Kitarovic do te pritet nga Presidenti Meta me nje ceremoni zyrtare ne Institucionin e Presidentit per te vijuar me nje takim koke me koke e me pas me takimin dypalesh ne krye te dy delegacioneve respektive.
Kuvendi i Shqiperise do te hapet sot nga Presidentja e Kroacise, Kolinda Grabar Kitarovic, e cila do te mbaje nje fjale pershendetese. Presidentja e Kroacise po zhvillon nje vizite zyrtare ne Shqiperi e ftuar nga Presidenti Ilir Meta.
Prokurorja e Prokurorise se Tiranes, Antoneta Sevdari, e cila eshte njeherazi edhe kandidate per Keshillin e Larte te Prokurorise e kaloi me sukses Vetingun. Vendimi u shpall paraditen e se merkures nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Trupi gjykues drejtohej nga Firdes Shuli, relatore Valbona Sanxhaktari dhe anetar Roland Ilia.