Kthese e Lulzim Bashes. Partia Demokratike nis pergatitjet ne baze per zgjedhjet e ardhshme, ato vendore te qershorit 2019, ndryshe nga sa ishte paralajmeruar nga kryedemokrati per t'i bojkotuar ato. Basha ka zhvilluar sot nje takim ne seline me deputetet dhe drejtuesit e strukturave te partise ku ne fokus ka qene organizimi i brendshem i PD.
Nisma e prezantuar nga kryetari i opozites, Lulzim Basha, per evidentimin, identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive te personave private dhe zyrtareve publike, te perfituara padrejtesisht ne menyra te ndryshme, mund te kundershtohet nga elemente te Partise Demokratike apo persona prane saj. Teksa kreu i PD flet per oligarke, per pasurim te padrejte te zyrtareve publike dhe per domosdoshmerine e verifikimit te pasurive te personave publike e private, vetem dy deputete te Partise Demokratike, posedojne mbi 32 milione euro pasuri, duke perfshire vleren e pasurive te paluajtshme, vleren e aksioneve ne kompani te ndryshme dhe llogarite bankare.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë me emrin “Çlirimi i ekonomisë, platforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë”, deklaroi se “marrëdhënia mes krimit dhe politikës ka avancuar edhe në ekonominë shqiptare”.
Kryeministri i vendit Edi Rama me ane te nje statusi ne Twitter ka paralajmeruar nje 'video live' ne rrjetet e tij sociale. Komunikimi i kryeministrit do te mbahet diten e neserme ne oren 10:30. Sipas njoftimit te kryeministrit Rama, ne komunikim do te diskutohet per buxhetin e vitit te ardhshem dhe per politikat e reja sociale.
Nje dite pasi kryeprokurorja Arta Marku mori ne dore frenat e ceshtjes Shullazi duke transferuar ne rrethe tre prej 10 prokuroreve 'rebele' te Krimet e Renda qe kundershtonin te gjykonin kete ceshtje, vjen zgjidhja. Prokuria e Pergjithshme ben me dije se sot prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda, Tirane eshte percaktuar grupi i prokuroreve qe do te perfaqesojne ne gjykim çeshtjen ne ngarkim te te pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.