Prokuroria e Përgjithshme del jashtë kontrollit
Një nga njerëzit më të besuar të Prokurores së Përkohshme Arta Marku ka dhënë dorëheqjen pasi nuk ka pranuar që të hetojë 10 kolegët e tij të Krimeve të Rënda.
Sokol Stojani ka dhënë dorëheqjen nga detyra kreu i Drejtorisë së Inspektimit në Prokurori.
Ai nuk ka nuk pranuar të hetojë 10 kolegët e tij, pas urdhërit të djeshëm të Arta Markut për procedim disiplinor ndaj tyre.
Por situata duket se është më e rëndë se kaq.
10 prokurorët që janë vënë në hetim disiplinor kanë paditur vetë kryeprokuroren e Përkohshme dhe kërkojnë të rrëzojnë urdhrin e saj, që sipas tyre është jashtë kompetencave të saj.
Një ditë më parë kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe transferimin e tre të tjerëve.
LEXO TE NGJASHME