Pas zyrtarizmit të koalicionit mes PD dhe PDIU, ajo çka ngelet për t’u parë është fakti nëse PBDNJ do ta braktisë apo jo këtë aleancë. Kjo edhe për faktin se marrëdhëniet mes PDIU dhe PBDNJ kanë qenë gjithmonë të ndera, për shkak të asaj çka përfaqësojnë, njëra mbron interesat e çështjes çame dhe tjetra minoritetin grek.
Opozita do te bojkotoje serish punimet e Kuvendit seancen e sotme. PD-LSI dhe aleatet e tjere opozitare do te zhvendosen sot ne Durres ne nje mbledhje paralele me seancen plenare qe do te zhvillohet ne Tirane. Mbledhjet e opozites se bashkuar ne disa qytete te vendit, sipas Bashes jane nje mesazh rezistence kunder krimit, qe sipas tij ka mbeshtetjen e qeverise. Nga Durresi, Basha pritet qe te flase serish per vettingun ne politike dhe aksionin opozitar.
Ne mbledhjen e sotme te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste eshte zyrtarizuar kerkesa e kryeministrit Rama per te perjashtuar nga partia deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani. Tre dite me pare, gjate mbledhjes se Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, kryeministri e quajti reagim pocaqi, kerkesen e deputetit te Kurbinit per te shkarkuar drejtuesit e policise se Lacit, pas dy ngjarjeve kriminale ne Kurbin.
Jane zbardhur detaje nga mbledhja e kryesise se te PD te mbajtur diten e sotme. Duke folur gjate saj, kreu i demokrateve Lulzim Basha eshte shprehur se shumica derrmuese e qytetareve e perkrahin vettingun e politikaneve. ‘Shumica derrmuese e qytetareve perkrahin vettingun me ligj per politikanet dhe zyrtaret e larte te lidhur me krimin e organizuar dhe te korruptuar.
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, gjatë mbledhjes së djeshme, përpos të tjerave, ka miratuar edhe një dokument, në të cilin parashikohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiake në zgjedhjet lokale të 2019. Dokumenti i siguruar nga Shqiptarja.com parashikon që kandidatët e përzgjedhur nga Partia Socialiste duhet të plotësojnë pikësëpari kërkesat e përcaktuara në Kushtetutë, Kodin Zgjedhor dhe statutin e PS.