Rama mbledh Asamblenë Kombëtare të PS, çfarë do të ndodhë

0.3asambleja22501251

Edi Rama, kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare  të PS-së. Mbledhja nis në ora 10:00 në ambjentet e hotelit “Mak–Tirana, ish-“Sheratoni” në Tiranë.

Në këtë mbledhje, siç zakonisht ka ndodhur, Rama ka njoftuar ndryshimet në qeverinë e tij dhe sot pritet që të ketë vendime, ca më tepër që në prag të zgjedhjeve vendore 2019. Por, zyrtarisht, mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së ka këtë rend dite, ku i mëshohet motos së fushatës së re të PS-së:

1.Raport i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që duam”.

2.Raport i Grupit të Punës të Asamblesë Kombëtare të Partisë: “Mbi performancën e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në qeverisjen vendore”.

3.Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiake për zgjedhjet vendore 2019.

4.Udhëzim për ngritjen e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore 2019.

5.Raporti Kombëtar i Procesit të Bashkëqeverisjes deri më datë 31.08.2018.

6.Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në dy sesionet e para të Legjislaturës së IX.

7.Informacion mbi punën e strukturave vendore të Partisë në përmbushje të detyrave të Axhendës Politike Vjetore të Partisë.

8.Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek JU" dhe strategjia “Partia Socialiste e hapur për TY”.

9.E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe ecuria e deritanishme e Reformës Zgjedhore.

10.Raport mbi gjendjen aktuale të Partisë digjitale.

11.Vendim për unifikimin e Regjistrit Digjital.

12.Të ndryshme.


LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.