Ndalimi i basteve/ Deputetët shqyrtojnë sot dhe mundësinë për t'ia kaluar monopolin shtetit

0.2kumari203201651520

Komisioni parlamentar i Ekonomisë do të marrë në shqyrtim të hënën dhe të martën,ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” . Ligji synon ndërprerjen e aktivitetit të basteve sportive dhe të basteve për garat në pistë deri në 31 dhjetor 2018.

Ky projektligj është në të njëjtën linjë me ndalimin ligjor të parashikuar për kazinotë elektronike dhe bingot tradicionale, thuhet në dokument, të cilat kanë të drejtë të ushtrojë aktivitetin e tyre deri në 31 dhjetor 2018. Ky projektligj synon të ndjekë të njëjtën logjikë dhe të njëjtin afat edhe për kategoritë Baste sportive dhe Baste për garat në pistë.

Për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj veprimtarie, po konsiderohet mundësia e trajtimit të saj si monopol shtetëror dhe ushtrimi i kësaj veprimtarie nga struktura shtetërore të ngritura posaçërisht.

Në dokument thuhet në të tjera që Bingot televizive mbeten të paprekura nga trajtimi që i bëhet Basteve sportive dhe Basteve për garat në pistë.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.