Kryeministri i vendit Edi Rama me ane te nje statusi ne Twitter ka paralajmeruar nje 'video live' ne rrjetet e tij sociale. Komunikimi i kryeministrit do te mbahet diten e neserme ne oren 10:30. Sipas njoftimit te kryeministrit Rama, ne komunikim do te diskutohet per buxhetin e vitit te ardhshem dhe per politikat e reja sociale.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë me emrin “Çlirimi i ekonomisë, platforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë”, deklaroi se “marrëdhënia mes krimit dhe politikës ka avancuar edhe në ekonominë shqiptare”.
Nje nga njerezit me te besuar te Prokurores se Perkohshme Arta Marku ka dhene doreheqjen pasi nuk ka pranuar qe te hetoje 10 koleget e tij te Krimeve te Renda. Sokol Stojani ka dhene doreheqjen nga detyra kreu i Drejtorise se Inspektimit ne Prokurori. Ai nuk ka nuk pranuar te hetoje 10 koleget e tij, pas urdherit te djeshem te Arta Markut per procedim disiplinor ndaj tyre.
Nje dite pasi kryeprokurorja Arta Marku mori ne dore frenat e ceshtjes Shullazi duke transferuar ne rrethe tre prej 10 prokuroreve 'rebele' te Krimet e Renda qe kundershtonin te gjykonin kete ceshtje, vjen zgjidhja. Prokuria e Pergjithshme ben me dije se sot prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda, Tirane eshte percaktuar grupi i prokuroreve qe do te perfaqesojne ne gjykim çeshtjen ne ngarkim te te pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Projektligji i qeverisë për shembjen e teatrit Kombëtar do të paraqitet për votim sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku e pranishme do të jetë vetëm mazhoranca për ta votuar. Opozita nuk do të hyjë në seancë sot, por do të zhvillojë takimin e jashtëzakonshëm në njerin nga qarqet e Shqipërisë, Vlorë në shenjë proteste. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e ka paralajmeruar kryeministrin, qeverinë dhe cdo deputet të mazhorancës, mbrëmjen e së mërkurës, të mendohen mirë në orët e fundit para votimit në seancë për pasojat e vendimit që do të marrin, shembjen eTeatrit Kombëtar me ligjin special.