Edi Rama ka shkruar ne Twitter se Fatmir Xhafaj ka dhene doreheqjen dhe ai e ka pranuar kete. Jep doreheqjen Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj. Njofitmin per doreheqjen e tij e ka pranuar vete kru i qeverise Edi Rama i cili e ka falenderuar ate per punen e bere.
Kuvendi i Shqiperise do te votoje sot ligjin "Per lojerat e fatit", i cili percakton mbylljen e tyre me 31 dhjetor 2018. Ligji eshte pika 4 e rendit te dites dhe do te votohet me shumice te thjeshte. Pritet qe vetem socialistet ta votojne ligjin, te gjithe pa asnje mungese, sipas kerkeses se kryeministrit, kurse opozita nuk pritet te shkoje ne Kuvend, pasi prej kohesh refuzon te shkoje ne te njejten salle me deputete te inkriminuar.
Komisioni parlamentar i Ekonomise do te marre ne shqyrtim te henen dhe te marten,ndryshimet ne ligjin “Per lojerat e fatit ne Republiken e Shqiperise” . Ligji synon nderprerjen e aktivitetit te basteve sportive dhe te basteve per garat ne piste deri ne 31 dhjetor 2018.
Presidenti i Republikes, Ilir Meta, ne nisje te vizites se tij zyrtare ne Austri, vleresoi balerinin dhe koreografin e famshem shqiptar, Eno Peçi me titullin “Kalores i Urdhrit te Skenderbeut”, me motivacionin: "Ne vleresim te kontributit te dhene si ambasador i kultures shqiptare ne skenat austriake dhe ato boterore”.
Presidenti i vendit, Ilir Meta me ane te nje statusi ne Facebook ka pershendetur votimin pro ne Kuvendin e Maqedonise per marreveshjen e emrit te ri me Greqine. Ne statusin e tij, Meta shkruan ky votim eshte nje hap i rendesishem, shprese e besimi se procesi i anetaresimit te Maqedonise ne NATO dhe BE eshte ne rrugen e duhur.