Qeveria e Shqiperise dhe qeveria e Kosoves dote bashkohen sot ne qytetin e Pejes ne Kosoves ne nje mbledhje te perbashket e te bere tradite vitet e fundit. Ceremonia shteterore do te nise ne oren 10:15. Me pas do te nise takimi me nenshkrimine marreveshjeve mes dy shteteve dhe ne fund do te jepet nje konference shtypi e perbashket nga dy kryeministrat, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.
Partia Demokratike do te mbledhe ne oren 10 kryesine e partise. Menjehere pas mbledhjes se kryesise, PD do te mbledhe me pas grupin per marredheniet me parlamentin, ku edhe do te vendosin se cfare nese do te rikthehen ose jo ne seancen plenare kur edhe kane munguar qe prej muajit shtator.
Pese jave pasi mori lejen prinderore dyvjeçare, anetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Gjin Gjonin, njeheresh gjyqtar i Apelit ne Tirane dhe anetare i Kolegjit Zgjedhor, po i nenshtrohet skanerit te trefishte te Vetingut, per ligjshmerine e pasurise, pastertine e figures dhe aftesite profesionale. Emri i Gjin Gjonit, nje prej gjyqtareve me te perfolur ne Shqiperi per nivelin e pasurise, eshte perzgjedhur nga administrata e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, organit baze te Vetingut, me ane te shortit. Disa dite me pare, zevendesambasadori ne detyre i Shteteve te Bashkuara ne Tirane, Daniel Koski, i dha nje mesazh te qarte Gjin Gjonit, teksa tha se ishte dakord me pohimin e tij qe leja prinderore te mos perdorej per t’ju shmangur Vetingut.
Nje delegacion i Komisionit te Venecias mberrin sot ne Tirane per nje vizite dyditore, deri te marten. Diten e sotme, sipas agjendes, eshte parashikuar nje takim ne oren 9:30 me zv.kryetaren e Kuvendit te Shqiperise, Vasilika Hysi, e me pas me kreret e grupeve me te medha parlamentare, Taulant Ballen e PS-se, Edmond Spahon e PD-se dhe Petrit Vasilin e LSI-se.
Maxhoranca qeverisese ka terhequr kater projektligje nga paketa me 27 nisma ligjore ne kuader te plotesimit dhe zbatimit te reformes ne drejtesi. Kuvendi ka miratuar 17 projektligje, gjashte nisma ligjore jane ne proces shqyrtimi, ndersa kater projektligje jane terhequr. Te dhenat pasqyrohen ne nje draft-raport te Ministrise se Drejtesise mbi ecurine e zbatimit te reformave ne sektorin e drejtesise nga data 1 janar 2018 deri ne daten 2 nentor po te ketij viti.