Kuvendi ka nisur hedhjen e shortit per zgjedhjen e nente anetareve te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi (KED). Ne perberjen e KED-se jane dy gjyqtare nga Gjykata Kushtetuese, nje gjyqtar nga Gjykata e Larte, nje prokuror nga Prokuroria e Pergjithshme, dy gjyqtare dhe dy prokurore nga Gjykatat e Apelit, si dhe nje gjyqtar nga administrativja. Ngritja e KED dhe berja e ketij institucioni funksionale, pritet te plotesoje shtate vende vakante ne Gjykaten Kushtetuese.
Ne Partine Demokratike eshte formuar nje grupim i quajtur Levizja per Shpetimin e PD. Levizja e udhehequr nga ish-kryetari i deges lokale te PD ne Kukes Ibsen Elezi ka dhene alarmin se Partia Demokratike po shkon drejt shkaterrimit perfundimtar nen drejtimin e Lulzim Bashes. Permes nje komunikate zyrtare, grupimi i ka ftuar qytetaret qe te largojne qeverine Rama dhe “Republiken e re”. Ne deklarate denoncohet farsa me zgjedhjet ne PD, duke theksuar se shumica e drejtuesve te degeve vijne nga nomenklatura komuniste dhe ish-Sigurimi i Shtetit.
Nga sektoret e ndryshem te bujqesise e turizmit, tek fasonet, nje pjese e pagave te larta, biznesi i vogel, te gjitha keto jane perfshire ne nje pakete politikash lehtesuese e nxitese nepermjet ndryshimit ne pagesa te tatimeve e taksave, te tilla si TVSH, tatimi mbi te ardhurat, taksat vendore, etj. Buxheti parashikon per vitin e ardhshem rritje pagash per nje numer te konsiderueshem punonjesish te administrates, si ushtarake, mesues, mjeke, infermiere, etj.
Bashkia e Tiranes ka hartuar programin buxheto afatmesem per periudhen 2019-2021. Sipas relacionit, qe pritet te diskutohet ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Bashkiak, te ardhurat qe pritet te mbledhe vete Bashkia pritet te arrijne ne 13.4 miliarde leke (ose rreth 105 milione euro). Me nje rritje prej 3% ne raport me pritshmerine e 2018-s.
Kuvendi i Shqiperise do te mblidhet sot ne seance plenare, ne oren 10:00. Ne rendin e dites jane çeshtje per votim, nder to shume projektligje per takstat, tatimet, akcien. Do te jete vetem mazhoranca qe do t’i votoje keto ligje, siç ka bere qe nga fillimi i kesaj legjislature, pasi opozita ka refuzuar te hyje ne Kuvend pa nisur vetingu i politikaneve.