Ne takimin e punes me dr. Martin Henze, nje nga zerat me te rendesishem te politikave ekonomike te Gjermanise, kreu i opozites Lulzim Basha tha se per Partine Demokratike eshte shume i rendesishem vazhdimi i bashkepunimit me CDU per te konkretizuar planin ekonomik, i cili eshte i qarte dhe i thjeshte per t’u zbatuar.
Presidenti i Republikes Ilir Meta ka reaguar sot ndaj sulmit te kryeministrit Edi Rama ne Kuvend, sipas te cilit, Presidenti nuk kishte asnje te drejte me Kushtetute dhe nuk kishte dhene asnje argument ligjor bindes per te mos e dekretuar Sander Lleshin, Minister te Brendshem.
Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar nje takim ne kryeministri me qytetare per platformen e bashkeqeverisjes. Njeri pas tjetrit qytetaret shprehen problemet e tyre dhe pohuan se ato kane marre zgjedhje per vetem pak dite pasi jane adresuar ne portalin shqiperiaqeduam.al.
Keshilli i Ministrave ka vendosur para pak ditesh numrin dhe sasine e pageses se punonjesve te organeve qendrore ne perberje te organeve kolegjiale si borde apo komisione. Ne keto nuk perfshihen organet drejtuese te njesive te fondeve speciale, te institucioneve kushtetuese dhe te pavarura, si dhe te institucioneve qe nuk financohen nga buxheti i shtetit.
Kuvendi i Shqiperise do te mblidhet sot ne seance te posacme per te votuar Dekretin e Presidentit te dates 27 tetor 2018 per shkarkimin e Ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj. Votimi do te behet vetem nga deputete e PS-se, pasi opozita nuk ka pranuar te hyje ne asnje seance plenare per shkak te pranise se deputeteve socialiste te lidhur me krimin.