Kur debati per largimin e profesionisteve jashte Shqiperise dhe efektet e emigracionit po behen gjithmone e me te shpeshta qeveria ka nxjerre per konsultim Strategjine Kombetare per Qeverisjen e Migracionit dhe planin e veprimit duke parashikuar nje seri masash.
Parlamenti Evropian ka votuar sot raportin e Raportuesit per Shqiperine ne Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, per Shqiperine me 459 vota pro, 112 kunder dhe 62 abstenime. Raporti i miratuar sot mbeshtet rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen e negociatave per Shqiperine ne qershor te vitit te ardhshem. Ne raportin e pergatitur nga Knut Fleckenstein me 48 pika dhe qe mori aprovimin e eurodeputeteve njihen perpjekjet e Shqiperise per reformen ne drejtesi dhe progresin drejt finalizimit te hapjes se negociatave.
Dita e sotme eshte nje dite feste per te gjithe shqiptaret. Si sot, 106 vite me pare, me 28 nentor 1912, u shpall Pavaresia e Shqiperise ne Vlore. Ismail Qemali, bashke me patriote te tjere dhe atdhedashes zgjodhen kete date per te ngritur flamurin dhe per te shpallur Pavaresine e Shqiperise. Kjo date eshte quajtur si “nentori i dyte”, pasi kete date zgjodhi edhe Heroi yne Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu per Clirimin e Krujes ne 28 nentor 1443.
Komuniteti shqiptaro-amerikan i Nju Jorkut u mblodh dje per Diten e Pavaresise ne nje aktivitet festiv ku u nderuan edhe figura te shquara te kombit. Ne nje gjest simbolik per te reflektuar unitetin kombetar, personalitetet ishin zgjedhur per te perfaqesuar te gjitha trojet shqiptare, njofton Zeri i Amerikes.
Sinjale konsensusi nga Takimi i Nivelit te Larte ne Bruksel nen kryesimin e kryetarit te Komitetit te Politikes se Jashtme David McAllister dhe komisionerit per Zgjerimin ne BE, Johannes Hahn, ku marrin pjese edhe perfaqesues te maxhorances dhe opozites.