Vettingu vazhdon/ Pasuria e vajzës shkarkon përfundimisht gjyqtarin e Kushtetueses Gani Dizdari
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari. Ai u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në datë 16 korrik të vitit të kaluar. Gani Dizdari u largua nga sistemi i drejtësisë, pasi nuk kaloi dy komponentët bazë të Vettingut, pasurinë dhe kontaktet me botën e krimit.
Por, anëtrari i Kushtetueses nuk u pajtua me vendimin e komisionit të vettingut duke e apeluar. Pas shqyrtimit të ankimit, në datë 12 shkurt trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Ina Rama, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vulosur përfundimisht shkarkimin.
Gani Dizdari ka qenë zv/Prokuror i Përgjithshëm, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe së gjyqtar kushtetues. Me përjashtim të Vitore Tushës, të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u dogjën nga Vettingu duke e nxjerrë jashtë funksionit këtë institucion.
LEXO TE NGJASHME