Presidenti i Republikes, Ilir Meta, ka dekretuar pas nje viti, Drejtorin e Sherbimit Informativ Shteteror, Helidon Bendon. Emri i Bendos i ishte propozuar Metes ne tetor te vitit 2017 nga kryeministri Edi Rama, por Meta nuk e kishte dekretuar ate. Megjithate, Bendo e ka drejtuar institucuonin nga posti i zevendesdrejtorit te i SHISH-it, menjehere pas largimit te Visho Lika Ajazit.
Pas mosdekretimit nga Presidenti Meta si Minister te Brendshem, Kryeministri Edi Rama ka emeruar Sander Lleshin ne postin e zv/ministrit te Brendshem. Rama e kishte propozuar Lleshin per minister te Brendshem, por kandidatura e tij nuk u dekretua nga Presidenti. Kuvendi do te mblidhet neser ne seance te jashtezakonshme per te votuar dekretin e Presidentit te republikes per shkarkimin e ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj.
Mosmarreveshje mes Kuvendit dhe disa degeve te qeverise. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nenkryetarja Vasilika Hysi dhe kryetari i Komisionit te Ekonomise, Erion Braçe kane artikuluar disa kritika ne adrese te ministrive, per mungese bashkepunimi me Kuvendin.
Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka zgjedhur qe fundjaven ta kaloje larg zhurmes se kryeqytetit duke u zhvendosur ne kanionet e Osumit per te njohur bukurite shqiptare. Diplomati i BE-se ka publikuar disa foto ne faqen zyrtare ne Teitter nga vizita ne Osum, ndersa shkruan se kanionet jane nje thesar i cmuar qe duhet te mbrohen.
Byroja e Kuvendit ka miratuar me ne fund udhezuesin e detajuar per zbatimin e Kodit te Sjelljes se Deputeteve, i cili eshte kerkuar me kembengulje nga organizmat e Bashkimit Evropian prej me shume se kater vitesh. Udhezuesi parashikon nje teresi me te detajuar rregullash dhe parimesh per sjelljen e deputeteve, ndersa synon plotesoje me interpretim, shpjegim ose me rregulla procedurale, Kodin Sjelljes se Deputeteve. Udhezuesi i kushton nje rendesi te vecante stilit te veshjes se deputeteve dhe sjelljes se ligjvenesve ne jeten private.